Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Konjufca pritet të jetë u.d i presidentit, a mund ta mandatojë Albin Kurtin për kryeministër

Konjufca pritet të jetë u.d i presidentit, a mund ta mandatojë Albin Kurtin për kryeministër

Glauk Konjufca, që pritet të emërohet në postin e kryekuvendarit të hënën, sipas kushtetutës së Kosovës, me automatizëm do të jetë edhe ushtrues detyre i presidentit. Konjufca në të njëjtë ditë pritet ta mandatojë Albin Kurtin për kryeministër të vendit. Express mëson se në javën e ardhshme planifikohet të thirret edhe seanca për zgjedhjen e Presidentit. Për çështjen e mandatimit të një kryeministri nga ana e një U.D së presidentit, mendime të ndryshme kanë dy ish-gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani e Gjyljeta Mushkolaj.

Seanca konstituive e së hënës pritet ta zgjedhë kryetarin e ri të Kuvendit dhe nënkryetarët e saj.

ADVERTISEMENT

Glauk Konjufca, siç ka raportuar Express dhe mediet e tjera, pritet të rikthehet në postin e kryeparlamentarit të cilën e kishte mbajtur pak më shumë se një muaj vitin e kaluar.

Ai do të jetë edhe ushtrues detyre i presidentit për disa ditë, pasi pritet që gjatë javës së ardhshme të votohet presidenti i ri i vendit.

Konjufca pritet që ta mandatojë Albin Kurtin për kryeministër të Kosovës në të njëjtën ditë që konstituohet Kuvendi dhe trupat e saj.

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ishte shprehur se partitë politike në vend fillimisht duhet të procedojnë me zgjedhjen e të parit të Republikës para kryeministrit, meqë, sipas tij, ushtruesi i detyrës së presidentit nuk mund të mandatojë dikë për të krijuar Qeverinë e re.

Hasani, kishte deklaruarse pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhja e krerëve të tri institucioneve të shtetit duhet të fillojë nga Kuvendi i Kosovës, Presidenca dhe në fund Qeveria.

“Renditja e gjymtyrëve kryesorë të pushtetit që përfaqësohen prej organeve përkatëse të pushtetit në një kushtetutë moderne, flet shumë për karakterin e sistemit politik dhe kushtetues. Në Kosovë kjo renditje nis me organin ligjvënës dhe përfaqësues (Kuvendi i Kosovës), vazhdon me shefin e shtetit (Presidenti i Republikës), i cili pasohet nga ekzekutivi (Qeveria e Kosovës)”, kishte thënë Hasani

Në anën tjetër, ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Gjyljeta Mushkolaj, në një përgjigje për Gazetën Express kishte thënë se asnjë veprim nuk duhet të bëhet pa u konstituuar Kuvendi dhe pasi të konstituuohet Kuvendi, kryetari i ri që merr funksionin e U.d së presidentit e mandaton kryeministrin.

“Kuvendi i ri nuk mund të veprojë pa u konstituuar. Pra, zgjedhet kryetari, kryesia. Kryetari i ri i Kuvendit bëhet U.D më pastaj zgjedhet qeveria. Zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet brenda afatit të paraparë me Kushtetutë. Pra asnjë veprim nuk mund të bëhet pa u konstituuar Kuvendi. Kryetari i ri i Kuvendit bëhet U.d i Presidentit. U.D së presidentit mandaton Kryeministrin. Zgjedhja e Presidentit bëhet pastaj”, kishte thënë Mushkolaj.

Albin Kurti tash për tash ka 58 vota të sigurta të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo, teksa pritet që edhe pjesa më e madhe e komuniteteve joshumicë të votojnë pro qeverisë së Albin Kurtit.

Votat pro Kurtit do të jenë edhe nga deputetët Elbert Krasniqi nga IRDK, Bahrim Sabani nga koalicioni VAKAT, Erxhan Galushi nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës, Duda Balje nga Unioni Socialdemokrat, Bekim Arifi nga Partia e Ashkalinjeve për Integrim dhe Emilija Rexhepi nga NDS.

Dy deputetët turq të Partia Demokratike Turke e Kosovës, Fikrim Damka dhe Fidan Jilta nuk kanë vendosur ende nëse do ta votojnë Kurtin të hënën, e paqartë mbetet edhe vota e deputetetëve nga Iniciativa Rome dhe e Adem Hoxhës së komunitetit goran.

As 10 deputetët e Listës Srpska nuk e kanë bërë të qartë nëse do ta votojnë Kurtin për shef të ekzekutivit.

Me matematikat e deritanishme, Albin Kurti i ka të sigurta 64 vota të hënën, të mjaftueshme për ta marrë drejtimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Kurse presidenti i ri i Kosovës pritet të votohet javën e ardhshme.

Pretendentja kryesore për pozitën e shefit të shtetit është Vjosa Osmani kandidate e koalicionit fitues të zgjedhjeve të fundit.

Poste të ngjashme

Për dy ditë të festivalit ‘SunnyHill’, Gërmia mbulohet nga mbeturinat dhe dëmtohet gjelbërimi

Për dy ditë të festivalit ‘SunnyHill’, Gërmia mbulohet nga mbeturinat dhe dëmtohet gjelbërimi

06/08/2022, 15:42

Pas përfundimit të natës së dytë të festivalit të njohur “SunnyHill”, Parku i Gërmisë ka përfunduar në një gjendje që...

Ministri Sveçla e shkarkon nga detyra bashkëluftëtarin e Adem Jasharit, Fadil Kodrën

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës, Sveçla: Grupet ilegale serbe po mundohen të na pengojnë të kryejmë detyrën tonë

06/08/2022, 15:31

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK)...

Mali i Zi prezanton ofertat verore për kosovarët, hiqet kushti për vaksinë e testi anti-Covid

Mbytet në Ulqin një 12 vjeçar nga Prizreni

06/08/2022, 15:05

Një djalë 12-vjeçar nga Prizreni është mbytur të mëkurën e 3 gushtit në Plazhën e Madhe në Ulqin. Siç raporton...

Serbët i kishin frikësuar se shqiptarët i vrasin, familja nga Podujeva i mirëpret në shtëpi francezët

Serbët i kishin frikësuar se shqiptarët i vrasin, familja nga Podujeva i mirëpret në shtëpi francezët

06/08/2022, 14:44

Familja Thaçi nga Podujeva rastësisht kishin takuar tre turistë francezë të cilët po udhëtonin me biçikleta nga Kroacia për në...

Gjykata Themelore e anulon vendimin e ZRRE-së për t’ua paguar rrymën 4 komunave veriore

Shpallja e gjendjes emergjente nuk pritet ta zbusë krizën energjetike

06/08/2022, 14:37

Vendimi për shpalljen e gjendjes emergjente në furnizimin me energji elektrike të propozuar nga qeveria dhe miratuar nga Kuvendi i...

Lajmi i fundit

Për dy ditë të festivalit ‘SunnyHill’, Gërmia mbulohet nga mbeturinat dhe dëmtohet gjelbërimi

Për dy ditë të festivalit ‘SunnyHill’, Gërmia mbulohet nga mbeturinat dhe dëmtohet gjelbërimi

06/08/2022, 15:42
Ministri Sveçla e shkarkon nga detyra bashkëluftëtarin e Adem Jasharit, Fadil Kodrën

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës, Sveçla: Grupet ilegale serbe po mundohen të na pengojnë të kryejmë detyrën tonë

06/08/2022, 15:31
Mali i Zi prezanton ofertat verore për kosovarët, hiqet kushti për vaksinë e testi anti-Covid

Mbytet në Ulqin një 12 vjeçar nga Prizreni

06/08/2022, 15:05
Serbët i kishin frikësuar se shqiptarët i vrasin, familja nga Podujeva i mirëpret në shtëpi francezët

Serbët i kishin frikësuar se shqiptarët i vrasin, familja nga Podujeva i mirëpret në shtëpi francezët

06/08/2022, 14:44
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info