Komuna e Podujevës ka blerë lule në vlerë 9 mijë e 200 euro për të zbukuruar hapësirat publike gjatë stinëve, pranverë – verë.
Ishte e vetmja kompania “Biti-Com”. që ofertoi në këtë aktivitet të prokurimit, raporton “TV Llapi”.
Lulet janë të llojeve të ndryshme, “Krizentema”, “Verner”, “Bomboni”, “Petonia” , “Viola”, “Tulipan” dhe “Zjarri”.
Ujitja, pastrimi, prashitja dhe roja e këtyre barishteve, sipas komunës, duhet të bëhet nga operatori në kohëzgjatje prej 7 muajve./TV Llapi/