Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Komisioni Hetimor për menaxhimin e energjisë – propozimi i VV-së dhe opozita

Komisioni Hetimor për menaxhimin e energjisë – propozimi i VV-së dhe opozita

Komisioni hetimor për çështjen e energjisë elektrike me gjasë nuk do të bëhet në formatin e propozuar nga partitë opozitare sepse tani partia e shumicës – Vetëvendosje – ka dalë me një propozim të ri – të hetohet menaxhimi i energjisë elektrike nga viti 2006.

Ballafaqimi i opozitës me pushtetin rreth Komisioni hetimor për menaxhimin e energjisë elektrike do të vazhdojë edhe sot në seancën e Kuvendi të Kosovës.

Në rend të ditës në këtë seancë është edhe propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisonit hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës [PDK], Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK] dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], po kërkojnë që ky Komision të themelohet ose në të kundërt do të vazhdojnë të bojkotojnë seancat e Kuvendit.

Mirëpo, tash, puna për themelimin e këtij Komisoni është vështirësuar edhe më shumë pasi që partia e shumicës parlamentare (VV), po kërkon që Komisoni të themelohet por të hetojë menaxhimin e energjisë që nga viti 2006.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në kërkesën për formimin e komisionit hetimor parlamentar për sektorin e energjisë do të përfshijnë edhe pikat që janë të propozuara nga opozita.

Kërkesa e VV-së nuk u prit hiç mirë nga PDK-ja që është inicuese për themelimin e këtij Komisoni.

Deputetë të PDK-së thanë se me këtë kërkesë VV po e pranon se ka pasur keqpërdorim në menaxhimin e krizës nga ana e Qeverisë së Kosovës, ndërsa nga LDK-ja me konstruktivitetin e tyre të paparë ndaj pushtetit kanë thënë se do të përkrahin edhe një hetim prej vitit 2006, ashtu siç ka propozuar VV.

Në një konferencë për medie, të mbajtur të mërkurën, PDK ka kërkuar që themelohet Komisioni Hetimor për energjinë, të zbardhet e vërteta e shitblerjes së rrymës.

“Në kohën kur çmimi i energjisë elektrike është rritur për 100 për qind, natyrisht ka pasur një rritje që ka afektuar qytetarët e Republikës së Kosovës dhe në të njëjtën kohë shihet se qeveria ka subvencionuar me 125 milionë euro energjinë elektrike në kohë të krizës, ndërkohë që ne kemi ngritur dilemat tona sepse nuk kemi asnjë informatë se ku kanë shkuar mjetet e subvencionuara të energjisë elektrike.“, ka thënë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Në anën tjetër, anëtari i Kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj, ka thënë se skandali Ballkanik energjetik në të cilin është i përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj e shton rëndësinë e themelimit të këtij Komisioni.

“Rëndësinë e themelimit sa më parë të Komisionit Hetimor e shton edhe skandali Ballkanik energjetik në të cilin është i përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci. Mediat sllovene aludojnë se është bërë shpërlarje parash dhe tregti me energji. Kjo është bazë e mjaftueshme dhe dëshmi shtesë pse Komisioni duhet të themelohet. Hezitimi i partisë në pushtet për të themeluar këtë Komision, aq më keq për ta penguar, vetëm sa i shton dyshimet edhe më shumë. Prandaj, themelimi urgjent i këtij komisioni që të zbardhet e tërë e vërteta është e domosdoshme.”, ka thënë Nikaj.

LDK e pranon propozimin e VV-së por edhe të PDK-së

LDK prej fillimi ka qenë pro themelimit të Komisioni hetimor për energjinë. Ata tash po binden edhe më shumë që të formohet Komisoni, pas publikimi të skandalit të ambasadorit Martin Berishaj.

Kështu është bërë e ditur në konferencë për media zëdhënësja politike të LDK-së, Sibel Halimi, të mbajtur të mërkurën.

“Skandali me ambasadorin Martin Berishaj, është arsyeja e vërtetë e rezistencës së pushtetit ndaj formimit të Komisionit Hetimor në Kuvend për blerjen e energjisë elektrike. Kjo mburojë e pushtetit ndaj ambasadorit Berishaj, shpjegon me së miri lidhjen e pushtetit, në mos kryerjen e remontit të termocentraleve të Kosovës gjatë periudhës së verës, dhënien e 120 milion eurove, shtrenjtimin e energjisë elektrike, pastaj blerjen e energjisë me çmim marramendës në kurriz të qytetarëve dhe bizneseve”, ka thënë ajo në këtë konferencë.

E po ashtu Halimi ka thënë se përkrahin iniciativën e VV-së që të hetohet energjia nga viti 2006, mirëpo ka thënë po ndodh për herë të parë që një parti që është në pushtet të bëjë kërkesë për krijimin e një komisoni.

“Asnjëherë nuk ka ndodh, që partia e cila është në pushtet të bëjë kërkesë për krijimin e një komisioni hetimor për një çështje të caktuar se konsiderohet që partia që është në pushtet posedon një infrastrukturë institucionale që mundet me hetu në momentin kur konsideron që një çështje të zbardhet”, ka thënë ajo për T7.

AAK thotë se skandali Martingate shkak që VV po e bllokon formimin e Komisonit

AAK ka kërkuar që të hetohet menaxhimi i energjisë nga ana e Qeverisë Kurti dhe se bllokimin i Komisioni hetimor tregon frikën e VV-së.

Kryetarit i kësaj partie Ramush Haradinaj para disa ditëve ka drejtuar pyetje kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani, ku një ndër to është edhe për Komisonin hetimor.

“A është pikërisht frika se po zbulohet ky skandal, shkak se përse Vetëvendosje e ka bllokuar formimin e komisionit hetimor parlamentar për blerjen e energjisë?”, ka pyetur Haradinaj pushtetin.

Në anë tjetër Grupi Parlamentar i AAK-së ka kërkuar debat parlamentar për çështjen e blerjes së energjisë dhe transaksioneve të vlerave shumë të larta, për të cilat nuk ka sqarim institucional.

Nuk dihet nëse ky Komision do të formohet sot gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.//Nacinale.com

Poste të ngjashme

Sipas statistikave, vajzat shqiptare me diplomë po përballen me vështirësi për të gjetur punë

Sipas statistikave, vajzat shqiptare me diplomë po përballen me vështirësi për të gjetur punë

26/05/2022, 16:11

Papunësia tek të rinjtë në Shqipëri vijon të jetë problem. Vetëm mes moshës 15 deri në 29 vjeç rreth 70...

Komuna e Podujevës dhe “Qatar Charity” me marrëveshje bashkëpunimi për ndarjen e granteve

Komuna e Podujevës dhe “Qatar Charity” me marrëveshje bashkëpunimi për ndarjen e granteve

26/05/2022, 15:54

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi me drejtorin ekzekutiv të organizatës “Qatar Charity” z. Esam Dabab nënshkruan memorandum bashkëpunimi...

Kryeprokurorja e Ukrainës: Putin është një “peshk” i madh për drejtësinë ndërkombëtare

Kryeprokurorja e Ukrainës: Putin është një “peshk” i madh për drejtësinë ndërkombëtare

26/05/2022, 15:50

Kryeprokurorja e Ukrainës deklaroi se po heton pothuajse 14.000 raste të krimeve të dyshuara të luftës nga forcat ruse. Duke...

“Jam plotësisht fajtor..”, deklarohen dy të akuzuarit për krime lufte në Ukrainë

“Jam plotësisht fajtor..”, deklarohen dy të akuzuarit për krime lufte në Ukrainë

26/05/2022, 15:44

Gjyqi i dytë për krime lufte në Ukrainë ka shpallur fajtorë dy ushtarët rus Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov me...

Inflacioni godet rëndë ekonominë ruse, Putini i rrit pensionet dhe pagën minimale

Inflacioni godet rëndë ekonominë ruse, Putini i rrit pensionet dhe pagën minimale

26/05/2022, 15:38

Por me komentet e tij, duke se Putin injoron faktin se inflacioni në ekonomitë perëndimore është pjesërisht pasojë direkte e...

Lajmi i fundit

Sipas statistikave, vajzat shqiptare me diplomë po përballen me vështirësi për të gjetur punë

Sipas statistikave, vajzat shqiptare me diplomë po përballen me vështirësi për të gjetur punë

26/05/2022, 16:11
Komuna e Podujevës dhe “Qatar Charity” me marrëveshje bashkëpunimi për ndarjen e granteve

Komuna e Podujevës dhe “Qatar Charity” me marrëveshje bashkëpunimi për ndarjen e granteve

26/05/2022, 15:54
Kryeprokurorja e Ukrainës: Putin është një “peshk” i madh për drejtësinë ndërkombëtare

Kryeprokurorja e Ukrainës: Putin është një “peshk” i madh për drejtësinë ndërkombëtare

26/05/2022, 15:50
“Jam plotësisht fajtor..”, deklarohen dy të akuzuarit për krime lufte në Ukrainë

“Jam plotësisht fajtor..”, deklarohen dy të akuzuarit për krime lufte në Ukrainë

26/05/2022, 15:44
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info