Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Këshilli i Prindërve apelon te Qeveria të mos mbyllen shkollat

Këshilli i Prindërve apelon te Qeveria të mos mbyllen shkollat

Reagim i Këshillit të Prindërve të Kosovës është shprehur kundër masave të cilat pritet të merren sot në Qeverinë e Kosovës.

Përmes një komunikate Këshilli thotë se arsimi parauniversitar nuk duhet të mbyllet.

ADVERTISEMENT

Sipas tyre, numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar është tepër simbolik dhe nuk ndikon në rritjen e numrit të të infektuarve në nivel vendi.

“Mesimi online është i dështuar dhe nuk e di pse do të aplikohet. Mësimi online angazhon prindërit si mësimdhënës dhe ky është thelbi i dështimit sepse prindi nuk mund ta zëvendësojë mësimdhënësin. Duhet të mbahet mësimi fizik edhe për një kohë nëse duam qe të mos dështojë viti mësimor”, thuhet në njoftim.

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka apeluar tek Qeveria që të mos mbyllen shkollat dhe të mundësohet mësimi me prani fizike në shkollë duke përcjellë me kujdes të shtuar situatën e mbajtjes së mësimit fizik në shkolla.

“Nëse kërkojnë rrethanat me u mbyllë shkollat, ulemi bashkë që të konsultohemi për të marrë vendim dhe përgjegjësi të përbashkëta”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkaq masat të cilat planifikohen për sektorin e arsimit janë:

16. Të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar (nga data 12 prill deri me 18 prill), dhe të gjitha institucionet publike dhe private universitare nga data (6 prill deri me datë 18 prill) obligohen që të organizojnë online të gjitha aktivitetet mësimore. Institucionet parashkollore vazhdojnë aktivitetin normalisht, duke i respektuar masat dhe rekomandimet kundër COVID-19.

17. Përjashtim nga pika 16, bën mbarëvajtja e provimeve të cilat mund të mbahen fizikisht në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, por duke respektuar masat dhe distancën fizike dhe duke u bërë ndarja në grupe nga 10 persona.

18. Konviktet dhe menzat pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri me datë 18 prill 2021.

19. Të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskurzionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.

Poste të ngjashme

Për dy ditë të festivalit ‘SunnyHill’, Gërmia mbulohet nga mbeturinat dhe dëmtohet gjelbërimi

Për dy ditë të festivalit ‘SunnyHill’, Gërmia mbulohet nga mbeturinat dhe dëmtohet gjelbërimi

06/08/2022, 15:42

Pas përfundimit të natës së dytë të festivalit të njohur “SunnyHill”, Parku i Gërmisë ka përfunduar në një gjendje që...

Ministri Sveçla e shkarkon nga detyra bashkëluftëtarin e Adem Jasharit, Fadil Kodrën

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës, Sveçla: Grupet ilegale serbe po mundohen të na pengojnë të kryejmë detyrën tonë

06/08/2022, 15:31

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK)...

Mali i Zi prezanton ofertat verore për kosovarët, hiqet kushti për vaksinë e testi anti-Covid

Mbytet në Ulqin një 12 vjeçar nga Prizreni

06/08/2022, 15:05

Një djalë 12-vjeçar nga Prizreni është mbytur të mëkurën e 3 gushtit në Plazhën e Madhe në Ulqin. Siç raporton...

Serbët i kishin frikësuar se shqiptarët i vrasin, familja nga Podujeva i mirëpret në shtëpi francezët

Serbët i kishin frikësuar se shqiptarët i vrasin, familja nga Podujeva i mirëpret në shtëpi francezët

06/08/2022, 14:44

Familja Thaçi nga Podujeva rastësisht kishin takuar tre turistë francezë të cilët po udhëtonin me biçikleta nga Kroacia për në...

Gjykata Themelore e anulon vendimin e ZRRE-së për t’ua paguar rrymën 4 komunave veriore

Shpallja e gjendjes emergjente nuk pritet ta zbusë krizën energjetike

06/08/2022, 14:37

Vendimi për shpalljen e gjendjes emergjente në furnizimin me energji elektrike të propozuar nga qeveria dhe miratuar nga Kuvendi i...

Lajmi i fundit

Për dy ditë të festivalit ‘SunnyHill’, Gërmia mbulohet nga mbeturinat dhe dëmtohet gjelbërimi

Për dy ditë të festivalit ‘SunnyHill’, Gërmia mbulohet nga mbeturinat dhe dëmtohet gjelbërimi

06/08/2022, 15:42
Ministri Sveçla e shkarkon nga detyra bashkëluftëtarin e Adem Jasharit, Fadil Kodrën

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës, Sveçla: Grupet ilegale serbe po mundohen të na pengojnë të kryejmë detyrën tonë

06/08/2022, 15:31
Mali i Zi prezanton ofertat verore për kosovarët, hiqet kushti për vaksinë e testi anti-Covid

Mbytet në Ulqin një 12 vjeçar nga Prizreni

06/08/2022, 15:05
Serbët i kishin frikësuar se shqiptarët i vrasin, familja nga Podujeva i mirëpret në shtëpi francezët

Serbët i kishin frikësuar se shqiptarët i vrasin, familja nga Podujeva i mirëpret në shtëpi francezët

06/08/2022, 14:44
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info