Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Joe Biden bën lëvizje të paprecedenta për të lehtësuar dhimbjen në pikat e karburantit

Joe Biden bën lëvizje të paprecedenta për të lehtësuar dhimbjen në pikat e karburantit

Joe Biden ka marrë vendime të reja lidhur me rritjen e kostos së naftës duke thë se nuk është koha për fitime rekord.

Presidenti amerikan Joe Biden bën lëvizje të paprecedenta për të lehtësuar dhimbjen në pikat e karburantit.

“Askush nga familjet nuk duhet të vuajë kostot e naftës sepse një diktator vendos të nisë një luftë”, tha Biden.

Për 6 muaj, një sasi rekord prej 1 milion fuçish në ditë do të lëshohen nga rezervat strategjike të naftës, në përpjekjen për të reduktuar çmimet dhe për të shtuar presionin tek kompanitë, për rritjen e prodhimit.

“Kjo nuk është koha për fitime rekord. Është koha për të vepruar në të mirë të vendit dhe të botës. Për të investuar në prodhimin e menjëhershëm që na duhet për t’iu përgjigjur Vladimir Putinit”, deklaroi Presidenti amerikan.

Pas nisjes së luftës ruse në Ukrainë, çmimi i naftës në SHBA, por edhe në pjesën tjetër të botës, ka shënuar rritje të vazhdueshme, duke arritur në vlera rekord. Futja në treg e një milion fuçive naftë në ditë është një mënyrë për të rritur furnizimet dhe do të shërbejë si një urë derisa kompanitë e naftës të shtojnë prodhimin.

Masa e shpallur nga Presidenti Joe Biden është më e madhja e kësaj natyre në histori: “Është koha të punojmë për pavarësi afatgjatë të energjisë në SHBA. Do të përdor çdo mjet në dispozicion për t’iu mbrojtur nga rritja e çmimeve të Putinit”.

Çmimet e naftës ranë me 3% pas njoftimit të Biden, në rreth 104 dollarë për fuçi. Një vit më parë, çmimi i një fuçie ishte 60dollarë. Presidenti synon gjithashtu të përdorë një ligj federal për të inkurajuar masa që synojnë kalimin tek burimet më të pastra të energjisë dhe për të zvogëluar varësinë nga karburantet fosile.

Poste të ngjashme

13 vjeçari gjen afër 15 mijë euro, i shpenzon me shokët

13 vjeçari gjen afër 15 mijë euro, i shpenzon me shokët

18/05/2022, 19:45

Një fëmijë ka gjetur jo më pak se 14.900 euro në një stacion treni në Oberbayern në Munih të Gjermanisë....

Pamje/ Aksident i rëndë në Lupq të Podujevës, ka të lënduar

Vrasja e 10 personave në New York – mësohet motivi tronditës

15/05/2022, 9:14

Dhjetë persona janë vrarë nga të shtëna me armë në shtetin e Nju Jorkut që po hetohet si një krim...

Erdogan kundërshton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Erdogan kundërshton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

13/05/2022, 15:40

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se vendi i tij nuk përkrah anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në...

Vdes sundimtari shumëvjeçar i Emirateve Arabe, miku i madh i Kosovës

Vdes sundimtari shumëvjeçar i Emirateve Arabe, miku i madh i Kosovës

13/05/2022, 12:39

Ka ndërruar jetë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan. Sundimtari shumëvjeçar ndërroi jetë në...

I “shpërfillur” nga ushtria ruse, pse ukrainasit po përdorin ende mitralozin 100 vjeçar

I “shpërfillur” nga ushtria ruse, pse ukrainasit po përdorin ende mitralozin 100 vjeçar

12/05/2022, 14:27

Forcat ukrainase po luftojnë kundër pushtuesve rusë duke përdorur disa lloj mitralozësh që kanë hyrë në shërbim në kohën kur...

Lajmi i fundit

Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë: Të lumtur që ju kemi fqinj

Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë: Të lumtur që ju kemi fqinj

21/05/2022, 18:51
Detaje nga ngjarja e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

Detaje nga ngjarja e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

21/05/2022, 18:24
Frika për një luftë të re| Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

Frika për një luftë të re| Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

21/05/2022, 18:13
Biden, Blinken e qindra kongresistë amerikanë, në listën e ndalimeve të hyrjes në Rusi

Biden, Blinken e qindra kongresistë amerikanë, në listën e ndalimeve të hyrjes në Rusi

21/05/2022, 18:01
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info