Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ja cilët fshatra të Komunës së Podujevës po braktisen, e cilët kanë mbetur pa asnjë banorë (Video)

Ja cilët fshatra të Komunës së Podujevës po braktisen, e cilët kanë mbetur pa asnjë banorë (Video)

Njëri prej tyre është edhe Tërrnavica që gjendet në veri të Podujevë, në kufi me Serbinë. Një nga banorët e mëhershëm që është ngjitur në këtë fshat për t’i këqyrur bletët që i mban aty, thotë se arsyeja e braktisjes është mungesa e infrastrukturës, shkollimit, shërbimeve shëndetësore e çështja e martesës.

Qetësia mbretëron kudo në fshatin Tërrnavicë të Komunës së Podujevës.

Gjendet në pjesën veriore të komunës, diku 25 kilomera larg qytetit, dhe pas luftës jetonin 15 familje. Por, që nga viti 2019, këtu nuk jeton asnjë banorë.

Megjithatë, qetësia thyhet ndonjëherë kur disa ish-banorë të këtij fshati, vijnë të kujdesen për pemët e bletët që i kanë lënë këtu.

 

Njëri nga ta është edhe Halit Mehana, i cili është i fundit që e ka braktisur Tërrnavicën, fshat ky në kufi me Serbinë. Ai nuk e ka përjetuar lehtë braktisjen e vendbanimit të të parëve të tij.

“Në shtator 2019 jam kanë veç unë dhe vëllai kur e kemi braktis Tërrnavicën. Prej Toplice kur jemi ardhë kemi jetua këtu në fshatin Tërrnavicë deri në vitin 2019. Po vallahi hiç lehtë jo, jo kallaj, po çka me ba. Mbetëm larg, mbetëm veç dy familje, pa rrugë, pa shkollë, pa ambulancë, pa kurrgjë edhe ma s’patëm mundësi me jetua n’këtë vend këtu”, thotë Halit Mehana, që ka qenë edhe përfaqësues i fshatit Tërrnavicë.

Ai nuk e ka harruar fshatin e lindjes. Këtu ka mbjellë pemë të ndryshme, dhe ka edhe bletë.

“Vimë goxha shpesh. Tash hiç lehtë jo, shkaku i rrugës. Rruga është e dëmtuar fort. Vjet e kemi ba një kërkesë, na thanë që po e ndreqim pak, po kryejmë diçka, po nuk banë kurrgjë. Po thonë gjoja nuk jeton kurrkush në Tërrnavicë. Na jetojmë në Letanc, por po duhet me dalë edhe këtu naltë edhe për pemë, edhe membjellë naj pasul, naj patate për nevoja tona. Jemi 7-8 familje a 10 që kemi mbjellë pemë e disa kultivojnë edhe bletë”, tregon ai.

Halit Mehana thotë se për shkak të rrugës, dallimi i jetës në Tërrnavicë dhe i fshatit Letanc që është ngjitur qytetit të Podujevës është i madh. Ndërkohë që, po të ishte rruga e ndërtuar, banorët do të jetojnë më mirë në Tërrnavicë sesa ku janë shpërngulur në parcela të vogla banimi, gjykon ai.

“Atje me 4-5 ari e 5-6 ari çka me ba? Veç me shkua me flejt aty. Hiç ma shumë. Me dalë me punua diku me 300-400 euro çka me ba? Sa për gjana ushqimore, deri në fund të muajit s’ta mshelin. Po, për momentin mbetëm qysh mbetëm të izoluar edhe s’patëm çare pa u zhdjergë prej këtu. Se këtu janë shumë sene. Në fshatin Tërrnavicë krejt këto fshatra çka janë në Pollatë e naltë, nuk është ma mirë se në Tërrnavicë”, thotë ai. “E këtu me gja e me gjithçka u kanë shumë lehtë me jetua në këtë fshat këtu. Po, kur e lëshuan krejt, u dashtë edhe na me e lëshua. S’pat mundësi me qëndrua ma, shkollimi, punësimi, martesa qe besa. Me i thanë dikujt për këtu nalt, veç bajnë hajgare”.
Fshati Tërrnavicë nuk është i vetmi në Komunën e Podujevës që tashmë është braktisur tërësisht nga banorët.

Koordinatori i komitetit të fshatrave, Latif Mehmeti, thotë se pos Tërrnavicës, pa banorë janë edhe fshatrat Muhazob, Surdull, Bllatë e Përpellac.

“Shumë shpejt edhe disa fshatra tjera do të mbesin pa asnjë banor, pasi që kanë nga 1 familje apo 2 që janë duke jetuar aty dhe shumica e këyre familjeve veç e kanë krijuar një bazë për t’u shpërngulur apo kanë blerë troje e kanë ndërtuar shtëpi në qytetin e Podujevës. Në mesin e tyre është fshati Murgullë, Reçica, 4-5 fshatra në pjesën e Orllanit me nga 2-3 familje që jetojnë”, ka theksuar Latif Mehmeti. “Arsye kryesore e shpërnguljes dhe migrimit të popullatës aq të mëdha, që ka marrë përmasa të mëdha është çështja e punësimit, shkollimit, por edhe çështja e martesës. Shumë familje deklarohen se po kanë problem për martesën e fëmijëve në këto vende”.

Halit Mehana kërkon nga zyrtarët komunalë që t’ua meremetojnë rrugën, në mënyrë që t’ua bëjnë më të lehtë kultivimin e pemëve e bletëve në fshat. Ndërsa, zyrtarët komunalë thonë se Komuna ka investuar vzahdimisht në ndërtimin e infrastrukturës nëpër fshatra që banorët të mos i braktisin ato.

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

20/05/2022, 16:45

Kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin gjeneral për Kosovë të organizatës CARITAS, Gerhard Schaumberger, për...

Pasojat e luftës, rusët dhe polakët anulojnë blerjet e banesave në jug të Shqipërisë

Rreth 600 punëtorë të QKUK-së shkojnë në ekskursion në Shqipëri

20/05/2022, 15:45

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka ftuar publikisht Inspektoratin e Punës, Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të...

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

20/05/2022, 14:02

LDK ka zhvilluar një aksion para fillimi të seancës së jashtëzakonshme të kuvendit e Komunës së Podujevës, ku si pikë e...

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

20/05/2022, 13:58

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur para të pranishmëve në protestën e punëtorëve të sektorit publik. Jasharaj ka thënë...

Rrahmani: “Une tri pika ujë ja qita ai ishte i nxeht dhe unë e flladita”

Rrahmani: “Une tri pika ujë ja qita ai ishte i nxeht dhe unë e flladita”

20/05/2022, 13:39

Pas veprimit që pati ndaj drejtorit të drejtorisë së arsimit në Podujevë Avni Fetahu, Ekrem Rrahmani ka mbajtur një fjalim...

Lajmi i fundit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

20/05/2022, 16:45
Pasojat e luftës, rusët dhe polakët anulojnë blerjet e banesave në jug të Shqipërisë

Rreth 600 punëtorë të QKUK-së shkojnë në ekskursion në Shqipëri

20/05/2022, 15:45
“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

20/05/2022, 14:02
Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

20/05/2022, 13:58
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info