Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe ushtruesi i detyrës së Presidentit, Glauk Konjufca pak më parë kanë bërë homazhe për aktorin e ndjerë, Rasim Thaçi-Cima
Kurti pasi bëri homazhe shkroi në librin e kujtimeve.
“Jemi rritur si fëmijë me Cimë. Kur u rritëm e nuk ishim më fëmijë e morëm vesh se quhej Rasim Thaçi. Gëzimin dhe humorin e tij e shtonte kudo duke e ndarë me të tjerët. Nëse tash na duhet ta zvoglojmë dhembjen e pikëllimin për të duke e ndarë atë me njëri-tjetrin. Vdekja e tij është e pabesueshme, përveç se e parakohshme”, ka shkruar Kurti në librin e kujtimeve.
Gjithashtu edhe Konjufca pasi bëri homazhe për aktorin e madh, ka shkruar në Librin e Kujtimeve.
Ky është shkrimi i tij:
“Jemi të pikëlluar nga humbja e artistit tonë të humorit popullor, Rasim Thaçi-Cima. Për dekada të tëra ai ishte pjesë e familjeve tona, kur na jepte buzëqeshje edhe në zymtinë e okupimit.
“Do të kujtohet e nderohet gjithmonë”, ka shkrua ai.
Bëjmë të ditur se dje ka ndërruar jetë aktori i humorit Rasim Thaçi- Cima, ndërsa Varrimi i të ndjerit do të bëhet në fshatin e lindjes, Vukovc në ora 13:00.