Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ikballe Hudutit i lajmërohen “klientë” për martesa të përkoshme ajo i publikon në Facebook

Ikballe Hudutit i lajmërohen “klientë” për martesa të përkoshme ajo i publikon në Facebook

Ikballe Berisha Huduti, teologe – është bërë virale nëpër rrjetet sociale së fundmi për shkak të deklaratave për martesat e përkohshme.

Martesat e përkohshme në doktrinën që Huduti e promovon, shiizmi i Islamit quhet “mutah” dhe ka një mori rregullash.

ADVERTISEMENT

E këto rregulla Igballi ka vendosur t’ia ia transmetojë publikut kosovar, përmes vidoeve në You Tube, por edhe paraqiteve televizive.

https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraMujoretetor.pdf https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraMujoretetor.pdf https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraMujoretetor.pdf

“Unë burrit tim, i kam ispatë (dëshmitare), dy gra janë, njëra është doktoreshë në Gjakovë dhe një tjetër ekonomiste e ndarë me një fëmijë, pastaj pas ofertës time me e martu burrin tim me të dytën grua, kjo ekonomistja me një fëmijë kthehet te i njëjti burrë dhe ia bën edhe gjashtë fëmijë. Ndërsa unë si grua myslimane që e besoj Kuranin dhe e pasoj Ehli Bejtin, unë brengosem për çështjet e moralit në shoqëri”, kishte thënë Berisha-Huduti.

Kur Ikballe Berisha-Huditi, e përmend “Ehli Bejtin”, nënkupton orientimin e degës së saj të Islamit që Igballi e beson, shiizmin – në të cilën bazohet zyrtarisht juridiksioni  i Republikës Islamike të Iranit – që tash është vërshuar nga protestat masive ku po kërkohet liri e veshjes.

Berisha-Huditi nuk ka nguruar që publikisht të mbrojë politikat zyrtare të Tehernait. Por thotë se e pranon shtetin laik të Kosovës.

Kjo pasi Igballe ka pranuar mesazhe të cilat i ka bërë vetë publike, ku njerëzit i kërkojnë që t’iu mundësojë “martesa të përkohshme”.

Igablle përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk është e autorizuar për këtë, thotë se ajo vetëm i tregon rregullat e këtij lloji të martësës.

“Të nderuar ndjekësit e mi nëpër rrjete sociale. Ju njoftojë se kjo është hera e fundit që po mbuloj identitetin tuaj . Por ju që jeni të interesuar dhe pyesni për Martesën e Përkohshme duke mos dhënë Emër Mbiemër e vend ku jetoni dhe jeni mynafik ( hipokritë ) këtë përgjigje e keni”, ka shkruar ajo.

E para kësaj Huduti eshtë marrë edhe me hoxhën e Prizrenit, Irfan Salihu, i cili në një ligjeratë vite më parë kishte kundërshtuar një martesë të tillë duke e cilësuar “niqah të kënaqësisë”.

“Të dashur miq kjo ligjerat e këtij hoxhe ne Prizren ka qen para disa viteve. Nga dita e zezë kur ka dal kjo deklarate nga ky hoxhë Irfan Salihu nga Prizreni, ne Komuniteti Musliman që pasojnë Ehli Bejtin shumica ne Prizren, sidomos gratë e vajzat kemi qenë shumë të turpëruar e të poshtruara ngase populli ordinar hoxhës i kanë besuar”, ka thënë ajo.

Nëpër xhamiat e Kosovës është ligjëruar kundër shiizmit të Iranit. Pra brenda Kosovës tashmë ka edhe debate për degëzimet për brenda fesë Islame.

E Kosova në nenin 8 të Kushtetutës identifikohet si shtet laik, ndërkaq neni 38 e garanton manifestimin e besimit fetar.

Mirëpo juridiksioni kosovar e ndalon rreptësisht gjuhën e urrejtjes.

Igballe Berisha-Huditi ishte arrestuar në vitin 2020, pasi doli me një deklaratë publike kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të drejtuar atëherë prej Donald Trump. /Express

Poste të ngjashme

Çitaku kërkon qartësi të madhe në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

24/10/2022, 19:06

Nënkryetarja e Partisë Demokratike te Kosovës, Vlora Çitaku mendonse  se një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër, e cila...

Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për cigare: Ua thërras Inspektoratin e Shtetit

Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për cigare: Ua thërras Inspektoratin e Shtetit

20/10/2022, 10:32

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, përpara se ta nis seancën e sotme ua ka tërhequr vërejtjen deputetëve për pirjen e...

Përfaqësuesi i BE-së: Nga viti 2018 Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Përfaqësuesi i BE-së: Nga viti 2018 Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

18/10/2022, 12:15

Johannes Madsen nga Zyra e BE-së në Kosovë, ka thënë se Raporti për Kosovën na përkujton propozimin heqjen e vizave...

Dokument| Xhipat e presidentes Osmani bëhen me xhama të zinj

Dokument| Xhipat e presidentes Osmani bëhen me xhama të zinj

18/10/2022, 12:00

Veturat e Presidencës së Kosovës do të bëhen me xhama të zinj. Zyra e saj tashmë ka dhënë edhe një...

Hysni Gucati operohet për të 28-tën herë nga plagët e luftës, djali i tij jep detaje për gjendjen shëndetësore të babait

Hysni Gucati operohet për të 28-tën herë nga plagët e luftës, djali i tij jep detaje për gjendjen shëndetësore të babait

18/10/2022, 11:55

Hysni Gucati ish kryetar i OVL-UÇK-së është operuar për të 28-tën herë nga plagët e luftës. Për dallim nga herët...

Lajmi i fundit

Çitaku kërkon qartësi të madhe në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

24/10/2022, 19:06
Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për cigare: Ua thërras Inspektoratin e Shtetit

Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për cigare: Ua thërras Inspektoratin e Shtetit

20/10/2022, 10:32
Përfaqësuesi i BE-së: Nga viti 2018 Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Përfaqësuesi i BE-së: Nga viti 2018 Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

18/10/2022, 12:15
“A t’mungoj” – publikohet e plotë kënga që u bë virale në TikTok

“A t’mungoj” – publikohet e plotë kënga që u bë virale në TikTok

18/10/2022, 12:04
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info