Një aksident ka ndodhur sot në oborrin e një shtëpie në Dubravë të Kaçanikut, ku një person ka lëvizur mbrapa nga pakujdesia dhe ka goditur mbesën e tij, e cila ishte në oborr duke lozur.
Për shkak të lëndimeve, fëmija është dërguar fillimisht në QKMF-në e Kaçanikut e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim të mëtutjeshëm.//GazetaDemos