Një person është gjetur pa shenja jete të enjten në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës është sekuestruar një pistoletë dhe tri gëzhoja.
“Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar dhe në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tri gëzhoja”, njofton policia.
Ndërkaq, është bërë e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/