Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka nisur mbledhjen, në të cilën do të shpaloset platforma e kryetarit Lumir Abdixhiku dhe do të zgjidhet Kryesia e re e kësaj partie.
Kjo mbledhje është thirrur nga kryetari Abdixhiku, në të cilën pritet të vendoset edhe për pozicionimin e kësaj partie për formim e institucioneve.
Anëtarët e kësaj partie kanë filluar të shkojnë në “Emerald” aty ku do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, ndër ta edhe Agim Veliu.
Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu nuk e ka uruar publikisht kryetarin e zgjedhur të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe nuk ka marrë pjesë as në ceremonitë që ka bërë kryetari Abdixhiku tek Varri i presidentit Rugova dhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Por si duket kësaj here nuk do mungojë në mbledhjen ku do shpaloset platforma e kryetarit Lumir Abdixhiku.