Klubi i Futsallit FC Prishtina është shpallur kampion i turneu memorial “Adem Jashari”.
Klubi i kryeqytetit mposhti në finale skuadrën Prishtina 01 me rezultatin 1:0 me golin e shënuar nga kapiteni i skuadrës, Jeton Rukovci.
Ndeshja finale u përshkua me lojë shumë të fortë dhe rivalitet të skajshëm, çka e dëshmon edhe epilogu i këtij takimi.