Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Erdogan kundërshton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Erdogan kundërshton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se vendi i tij nuk përkrah anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Ai ka treguar se Turqia mund të përdorë statusin e saj si anëtare e aleancës ushtarake perëndimore për të vënë veton kundër pranimit të të dy vendeve.

“Ne po ndjekim me kujdes zhvillimet në lidhje me Suedinë dhe Finlandën, por nuk jemi të një opinioni të favorshëm”, u tha Erdogani gazetarëve.

Udhëheqësi turk e shpjegoi kundërshtimin e tij duke përmendur mbështetjen e supozuar të Suedisë dhe vendeve të tjera skandinave për militantët kurdë dhe të tjerët që Turqia i konsideron si terroristë.

Ai akuzoi gjithashtu Greqinë, një aleate e NATO-s, për përdorimin e aleancës kundër Turqisë, duke thënë se Ankaraja nuk dëshiron përsëritjen e atij “gabimi”.

Erdogani nuk tha drejtpërdrejt se ai do të bllokonte çdo përpjekje për pranim që dy vendet nordike mund të bënin, por NATO i merr të gjitha vendimet e saj me konsensus, që do të thotë se secili nga 30 vendet anëtare ka një veto të mundshme se kush mund të bashkohet.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Finlanda dhe Suedia, nëse do të aplikojnë zyrtarisht për t’u bashkuar me organizatën më të madhe të sigurisë në botë, do të priten me krahë hapur.

Procedura e anëtarësimit mund të bëhet brenda “dy javësh”, kanë thënë disa zyrtarë të NATO-s, megjithëse mund të duhen rreth 6 muaj që vendet anëtare të ratifikojnë protokollin e anëtarësimit.

Ndërkohë, një raport i qeverisë suedeze mbi situatën e ndryshuar të sigurisë me të cilin përballet vendi nordik pas pushtimit rus të Ukrainës thotë se Moska do të reagonte negativisht ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO dhe do të nisë disa kundërmasa.

Analiza e politikës së sigurisë së qeverisë suedeze, e cila do të përdoret si bazë për kabinetin e kryeministres Magdalena Andersson për të vendosur nëse do të kërkojë anëtarësimin në aleancën ushtarake perëndimore, iu prezantua ligjvënësve suedezë të premten.

Partia Social Demokratike në pushtet e Suedisë, e udhëhequr nga Andersson, pritet të zbulojë vendimin e saj të dielën.

Raporti vuri në dukje anëtarësimin në NATO që mbart një sërë avantazhesh për Suedinë – mbi të gjitha sigurinë kolektive të ofruar nga aleanca ushtarake prej 30 anëtarësh. Në të njëjtën kohë, ai rendit taktika të shumta që Rusia ka të ngjarë të marrë si hakmarrje.

Këto do të përfshijnë sulme kibernetike dhe të ndryshme hibride, shkelje të hapësirës ajrore suedeze ose detit territorial. Sjellje të tjera agresive duke përfshirë sinjalizimin strategjik me armë bërthamore janë gjithashtu të imagjinueshme nga Moska, thuhet në raport.

Raporti thekson se lufta e Rusisë në Ukrainë kufizon mundësitë për sulme ndaj vendeve të tjera, por se Rusia ka ende kapacitetin për një numër të kufizuar masash armiqësore kundër vendeve si Suedia.

Raporti nuk jep rekomandime nëse Suedia duhet të anëtarësohet në NATO apo jo. Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde u tha ligjvënësve në legjislaturën e Riksdagen se “një sulm i armatosur ndaj Suedisë nuk mund të përjashtohet” dhe vuri në dukje garancinë e sigurisë që do të ofronte anëtarësimi në NATO.

Presidenti dhe kryeministri i fqinjit nordik Finlandez thanë të enjten se ata janë në favor të aplikimit të shpejtë për anëtarësim në NATO, duke i hapur rrugën vendit për të shpallur zyrtarisht ofertën e anëtarësimit në ditët në vijim./rel

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

20/05/2022, 16:45

Kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin gjeneral për Kosovë të organizatës CARITAS, Gerhard Schaumberger, për...

Pasojat e luftës, rusët dhe polakët anulojnë blerjet e banesave në jug të Shqipërisë

Rreth 600 punëtorë të QKUK-së shkojnë në ekskursion në Shqipëri

20/05/2022, 15:45

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka ftuar publikisht Inspektoratin e Punës, Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të...

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

20/05/2022, 14:02

LDK ka zhvilluar një aksion para fillimi të seancës së jashtëzakonshme të kuvendit e Komunës së Podujevës, ku si pikë e...

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

20/05/2022, 13:58

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur para të pranishmëve në protestën e punëtorëve të sektorit publik. Jasharaj ka thënë...

Rrahmani: “Une tri pika ujë ja qita ai ishte i nxeht dhe unë e flladita”

Rrahmani: “Une tri pika ujë ja qita ai ishte i nxeht dhe unë e flladita”

20/05/2022, 13:39

Pas veprimit që pati ndaj drejtorit të drejtorisë së arsimit në Podujevë Avni Fetahu, Ekrem Rrahmani ka mbajtur një fjalim...

Lajmi i fundit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

20/05/2022, 16:45
Pasojat e luftës, rusët dhe polakët anulojnë blerjet e banesave në jug të Shqipërisë

Rreth 600 punëtorë të QKUK-së shkojnë në ekskursion në Shqipëri

20/05/2022, 15:45
“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

20/05/2022, 14:02
Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

20/05/2022, 13:58
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info