Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

E krishtera shqiptare qe agjëron: Ndjej plotësim shpirtëror

E krishtera shqiptare qe agjëron: Ndjej plotësim shpirtëror

Rreth 80% e banorëve të Delvinës i përkasin besimtarë myslimanë. Në këtë muaj të Ramazanit pjesa me e madhe agjërojnë.

Elsa një besimtare ortodokse e motivuar nga vajza e saj agjëron përgjatë gjithë muaji të Ramazanit.

“Vajza ime ju fut kësaj rruge mua më pëlqeu sepse nga kjo merret anët pozitive të jetës futej në një rrugë të drejtë për shumë gjëra. Për të mos e lënë vetëm se më dukej sikur vuante dhe mendova të vuaja dhe unë bashkë me të. Vitin e parë e kisha pak të vështirë më pas e ndjeja sikur më mbushte nga brenda dhe shumë dëshira më janë plotësuar.”

Myftiu i Delvinës, Bledar Ali thotë se si Elsa ka me dhjetëra gra ortodokse që agjërojnë.

“Ka shumë njerëz kryesisht femra ortodokse dhe të feve të tjera, që agjërojnë gjatë gjithë muajit të Ramazanit. Kam fqinje që agjërojnë, gra ortodokse. Në net e veçanta ka dhe plaka dhe gra të reja ortodokse që agjërojnë në ditët e mira.”

Laurta është teologe, por dhe bashkëshortja e myftiut. Agjëron prej 22 vitesh madje nuk e ka ndërprerë dhe gjatë 4 shtatzënive.

“I kam pasur të lehta dhe të mbara shtatzënitë dhe s’kemi pasur probleme falë zotit. Ka dhe motra të tjera që agjërojnë, konsultohen me dietologë apo mjekë se çfarë duhet të konsumojnë dhe agjërojnë gjatë shtatzënive.”

Sipas Lauretës këtë muaj nuk duhet të reduktohen vetëm vaktet ushqimore, por sakrifica shoqërohet falje, lexim të Kuranit dhe vepra të mira.

“Çohemi herët në mëngjes, përgatitim syfyrin dhe e konsumojmë, kryejnë rritin e faljes së Namazit të sabahut. Lexojmë pak nga Kurani. Pasi dërgojmë fëmijët në shkollë, shkojmë në punë. Kur s’kam klientë lexojmë sa më shumë Kuran, sepse leximi i Kuranit është puna më e shpërblyer gjatë Ramazanit. “

Siç tregon Myftiu I Delvinës, në këtë xhami është traditë që të shtrohen çdo ditë iftare për shtresa në nevojë. Gjithashtu shpërndahen pako ushqimore nëpër shtëpitë e të varfërve.

“Delvina mund të quhet qyteti i iftareve. Del në pah solidariteti për shtresat në nevojë. Gjatë muajit të Ramazanit shpërndajmë rreth 1.000 pako me ushqime. Nga këto pako përftojnë dhe njerëz të besimeve të tjera.

Në Islam konsiderohet si gjynah nëse një besimtar fle i ngopur dhe fqinji i tij fle i uritur edhe pse mund të mos jetë i të nijetit besim.” Myftiu dhe bashkëshortja japin disa mesazhe për besimtarët.

“Të kenë sa më shumë mirësi begati të gjithë banorët e Delvinës dhe të hapen sa më shumë vende pune, të ketë mirëqenie. Njerëzit të udhëzohen në rrugën e drejtë dhe ti kthehen krijuesit të tyre. Agjërim të lehtë dhe të pranuar nga Allahu i madhëruar.

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

20/05/2022, 16:45

Kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin gjeneral për Kosovë të organizatës CARITAS, Gerhard Schaumberger, për...

Pasojat e luftës, rusët dhe polakët anulojnë blerjet e banesave në jug të Shqipërisë

Rreth 600 punëtorë të QKUK-së shkojnë në ekskursion në Shqipëri

20/05/2022, 15:45

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka ftuar publikisht Inspektoratin e Punës, Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të...

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

20/05/2022, 14:02

LDK ka zhvilluar një aksion para fillimi të seancës së jashtëzakonshme të kuvendit e Komunës së Podujevës, ku si pikë e...

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

20/05/2022, 13:58

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur para të pranishmëve në protestën e punëtorëve të sektorit publik. Jasharaj ka thënë...

Rrahmani: “Une tri pika ujë ja qita ai ishte i nxeht dhe unë e flladita”

Rrahmani: “Une tri pika ujë ja qita ai ishte i nxeht dhe unë e flladita”

20/05/2022, 13:39

Pas veprimit që pati ndaj drejtorit të drejtorisë së arsimit në Podujevë Avni Fetahu, Ekrem Rrahmani ka mbajtur një fjalim...

Lajmi i fundit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

20/05/2022, 16:45
Pasojat e luftës, rusët dhe polakët anulojnë blerjet e banesave në jug të Shqipërisë

Rreth 600 punëtorë të QKUK-së shkojnë në ekskursion në Shqipëri

20/05/2022, 15:45
“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

20/05/2022, 14:02
Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

20/05/2022, 13:58
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info