Dy automjete me targa lokale janë përplasur para pak çasteve mes veti në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Gllamnik.
Nga ky aksident shihen dëme të konsiderueshme materiale në të dy veturat, njëra e tipit “Mercedes” dhe tjetra “Peugeot”.
Ende nuk dihet për persona të lënduar ndërsa në vendin e aksidentit tani është shfaqur edhe policia rrugore.