Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Deklaroi shqip se “Kosova është Evropë”, deputeti ukrainas javën tjetër vjen në Prishtinë

Deklaroi shqip se “Kosova është Evropë”, deputeti ukrainas javën tjetër vjen në Prishtinë

Deputeti nga Ukraina, Oleksiy Goncharenko i cili bëri bujë të madhe me fjalimin e tij në Këshillin e Evropës ku bëri thirrje për njohje të Kosovës, javën tjetër do të jetë për vizitë në Prishtinë.

Goncharenko do të arrij në Kosovë më 27 tetor, ku do t’u drejtohet deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës me një fjalim në Kuvend.

ADVERTISEMENT

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin vetë deputeti ukrainas.

https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraMujoretetor.pdf https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraMujoretetor.pdf https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraMujoretetor.pdf

“Po më 27 tetor do të jem në Kosovë ku do të flas në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu planifikoj të kem një takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti”, u shpreh Goncharenko.

Ai bëri të ditur se ftesën për të vizituar Kosovën e ka marrë nga deputeti i LVV-së, Haki Abazi.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe deputeti Haki Abazi. “Po është e vërtetë që e kam ftuar për vizitë”, ka thënë shkurt Abazi.

Ditë më parë në një intervistë për Telegrafin, deputeti ukrainas tha se shpreson që Kosova vitin e ardhshëm të pranohet si anëtare në Këshillin e Evropës.

“Po, mendoj që anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës është afër, dhe shpresoj vitin tjetër do të jetë e mundur që Kosova të pranohet dhe të bëhet pjesë e këtij Këshilli dhe unë do ta mbështes këtë”, u shpreh Goncharenko.

Në fjalimin e së martës në Këshill të Evropës, Goncharenko, u shpreh se Kosova duhet të njihet nga 12 vendet e Këshillit të Evropës që ende s’e kanë njohur.

“Po ju drejtohem, ju lutem ta njihni këtë vend (Kosovën) si shtet të pavarur siç luftuan ata për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre dhe duhet të ulen këtu së bashku me ne, të jenë pjesë e Këshillit të Evropës dhe vetëm kështu ne mund të bëhemi më të fortë”, tha ai, derisa në gjuhën shqipe tha “Kosova është Evropë”. /Telegrafi/

Poste të ngjashme

Çitaku kërkon qartësi të madhe në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

24/10/2022, 19:06

Nënkryetarja e Partisë Demokratike te Kosovës, Vlora Çitaku mendonse  se një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër, e cila...

Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për cigare: Ua thërras Inspektoratin e Shtetit

Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për cigare: Ua thërras Inspektoratin e Shtetit

20/10/2022, 10:32

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, përpara se ta nis seancën e sotme ua ka tërhequr vërejtjen deputetëve për pirjen e...

Përfaqësuesi i BE-së: Nga viti 2018 Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Përfaqësuesi i BE-së: Nga viti 2018 Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

18/10/2022, 12:15

Johannes Madsen nga Zyra e BE-së në Kosovë, ka thënë se Raporti për Kosovën na përkujton propozimin heqjen e vizave...

Dokument| Xhipat e presidentes Osmani bëhen me xhama të zinj

Dokument| Xhipat e presidentes Osmani bëhen me xhama të zinj

18/10/2022, 12:00

Veturat e Presidencës së Kosovës do të bëhen me xhama të zinj. Zyra e saj tashmë ka dhënë edhe një...

Hysni Gucati operohet për të 28-tën herë nga plagët e luftës, djali i tij jep detaje për gjendjen shëndetësore të babait

Hysni Gucati operohet për të 28-tën herë nga plagët e luftës, djali i tij jep detaje për gjendjen shëndetësore të babait

18/10/2022, 11:55

Hysni Gucati ish kryetar i OVL-UÇK-së është operuar për të 28-tën herë nga plagët e luftës. Për dallim nga herët...

Lajmi i fundit

Çitaku kërkon qartësi të madhe në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

24/10/2022, 19:06
Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për cigare: Ua thërras Inspektoratin e Shtetit

Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për cigare: Ua thërras Inspektoratin e Shtetit

20/10/2022, 10:32
Përfaqësuesi i BE-së: Nga viti 2018 Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Përfaqësuesi i BE-së: Nga viti 2018 Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

18/10/2022, 12:15
“A t’mungoj” – publikohet e plotë kënga që u bë virale në TikTok

“A t’mungoj” – publikohet e plotë kënga që u bë virale në TikTok

18/10/2022, 12:04
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info