Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Cramon, Serbisë – “Të ndihmoni Rusinë e të importoni armë nga Kina, sinjale radikalisht të kundërta ndaj BE-së”

Cramon, Serbisë – “Të ndihmoni Rusinë e të importoni armë nga Kina, sinjale radikalisht të kundërta ndaj BE-së”

Serbia mund të llogarisë në ndihmën e Bashkimit Evropian vetëm kur të vendosë sanksione ndaj Rusisë, ka thënë eurodeputetja, Viola von Cramon.

Nëse me të vërtetë dëshiron anëtarësimin në BE, atëherë duhet të sheh “ku përket”, tha ajo për mediumin serb “Nova”.

“Serbia duhet të dëshmojë qartë ku dëshiron të përket dhe nëse me të vërtetë dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë”, tha eurodeputetja.

Serbia duhet të ndjekë shembullin e Moldavisë në raport me Rusinë, tha Viola von Cramon.

“Kur qeveria e re pro-evropiane e Moldavisë vendosi të shkëpusë lidhjet energjetike me Rusinë, BE fuqizoi lidhjet me Moldavinë dhe e lidhi me sistemin energjetik evropian, duke i dhënë edhe asistencë makro-financiale të madhe për të menaxhuar faturat e gazit dhe të energjisë”.

Partnerët e sinqertë dhe të mbështetshëm, BE nuk i lë në baltë, siguroi Cramon.

“Por të luash të gjitha letrat dhe të ndihmosh Rusinë për të mënjanuar sanksionet, të importosh armë kineze në mes të luftës në Ukrainë, kjo dërgon sinjale radikalisht të kundërta”, tha Cramon.

BE, tha ajo, është një proces që kërkon përmbushje të standardeve, vlerave, parimeve të mirë-etabluara evropiane.

Siç tha ajo, sanksionet ndaj subjekteve dhe politikanëve rusë janë pikërisht këto – parime dhe vlera në praktikë.

“Harmonizimi i Serbisë me politikën e jashtme të BE-së është vërtet i domosdoshëm për integrim të mëtejshëm në BE, sepse nuk do të ketë mbështetje për hapjen e grupeve apo kapitujve të rinj nëse kjo nuk bëhet”.

/Albanianpost.com

Poste të ngjashme

Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë: Të lumtur që ju kemi fqinj

Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë: Të lumtur që ju kemi fqinj

21/05/2022, 18:51

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka uruar shtetin fqinj të Malit të Zi për Ditën e Pavarësisë....

Detaje nga ngjarja e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

Detaje nga ngjarja e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

21/05/2022, 18:24

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Bequk të komunës së Vushtrrisë, ku një...

Frika për një luftë të re| Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

Frika për një luftë të re| Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

21/05/2022, 18:13

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka thënë se Moldavia duhet “të pajiset sipas standardeve të NATO-s”, për të mbrojtur...

Biden, Blinken e qindra kongresistë amerikanë, në listën e ndalimeve të hyrjes në Rusi

Biden, Blinken e qindra kongresistë amerikanë, në listën e ndalimeve të hyrjes në Rusi

21/05/2022, 18:01

Moska ka publikuar listën e saj të plotë me më shumë se 900 amerikanë, të cilëve u është ndaluar hyrja...

Kurti bën përmbledhjen e tri ditëve në Washington, tregon me kë u takua dhe çka bisedoi

Kurti bën përmbledhjen e tri ditëve në Washington, tregon me kë u takua dhe çka bisedoi

21/05/2022, 17:32

Kryeministri Albin Kurti ka bërë një përmbledhje të takimeve të tij gjatë tri ditëve të qëndrimit në Washington DC dhe...

Lajmi i fundit

Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë: Të lumtur që ju kemi fqinj

Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë: Të lumtur që ju kemi fqinj

21/05/2022, 18:51
Detaje nga ngjarja e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

Detaje nga ngjarja e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

21/05/2022, 18:24
Frika për një luftë të re| Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

Frika për një luftë të re| Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

21/05/2022, 18:13
Biden, Blinken e qindra kongresistë amerikanë, në listën e ndalimeve të hyrjes në Rusi

Biden, Blinken e qindra kongresistë amerikanë, në listën e ndalimeve të hyrjes në Rusi

21/05/2022, 18:01
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info