Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkuar marrëveshje bashkëpunimi me Fonadacionin “Shqiptarët për shqiptarët” për zotimin e punëve që do t’i kryejmë në kuadër të projektit për ndërtimin e 22 shtëpive.
Sipas informacioneve të publikuara në rrjetin social Facebook të Bulliqit, Komuna e Podujevës do të mbulojë pjesën e infrasturkturës nëntokësore dhe mbitokësore në hapësirën e planifikuar ku përfshihen rrafshimi dhe përgatitja e hapësirës, rrjeti i kanalizimit, rrjeti i ujësjellsësit, ndërtimi i rrugëve brenda hapësirës sipas projektit, ndërtimi i trotuareve, ndërtimi i ndriçimit. Ndërsa fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët” do të bëjë ndërtimin e 22 shtëpive.