Këshilli Prokurorial i Kosovës ka votuar unanimisht për Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit
Paraprakisht, Komisioni për Rishqyrtim i KPK më 1 prill 2022 kishte shqyrtuar kundërshtimet e katër kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, Armend Hamiti, Lulzim Sylejmani, Shqipdon Fazliu dhe Kujtim Munishi.
Isufaj nga KPK është propozuar për dekretim, tek presidentja e Republikës së Kosovës, raporton Betimi për Drejtësi.
Kundërshtimi i katër kandidatëve të lartpërmendur erdhi pasi Komisioni rekrutues për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, në krye me kryesuesin Jetish Maloku dhe anëtarët Arjana Shajkovci, Bedrije Syla- Alshiqi, Armend Zenelaj dhe Jovo Radoviq, kishte renditur në këtë garë, kandidatin Blerim Isufaj, si më të suksesshmin me 98 pikë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndërsa, sipas rezultatit të intervistimit renditja e katër kandidatëve të tjerë sipas pikëve ishte: Shqipdon Fazliu me 92 pikë, Kujtim Munishi me 84.2 pikë, Armend Hamiti me 80.6 pikë dhe Lulzim Sylejmani me 74.2 pikë.