Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

BE-ja pret që Serbia “gradualisht” të mbështesë sanksionet ndaj Rusisë

BE-ja pret që Serbia “gradualisht” të mbështesë sanksionet ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian sërish i ka bërë thirrje Serbisë që të përshtatë qëndrimet me bllokun sa i përket Rusisë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun me Kosovën.

Serbia e ka dënuar agresionin rus, por nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës, ashtu siç ka bërë BE-ja.

“Në kohën e agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës, një shteti sovran dhe të pavarur, presim nga Serbia që, si vend kandidat që është duke negociuar për anëtarësim, gradualisht të përshtatet me qëndrimet e BE-së, përfshirë edhe me deklaratat dhe masat kufizuese, në përputhje me kornizën negociuese BE-Serbi”, thuhet në deklaratë e përbashkët në emër të BE-së, përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe Komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Dy zyrtarët e lartë të BE-së e kanë përshëndetur pjesëmarrjen masive në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi, por kanë tërhequr vërejtjen për disa parregullsi, sidomos për shkak të favorizimit të partisë në pushtet, Partia Përparimtare Serbe.

Zgjedhjet presidenciale, sipas rezultateve paraprake, i ka fituar presidenti aktual, Aleksandar Vuçiq, ndërkaq ato parlamentare i ka fituar po partia e Vuçiqit, Partia Përparimtare Serbe.

Borrell dhe Varhelyi kanë bërë thirrje që këto vërejtje të vëzhguesve ndërkombëtarë të merren parasysh.

“BE-ja pret të angazhohet me presidentin dhe Qeverinë e ardhshme për të çuar përpara vendimin strategjik të Serbisë për t’u anëtarësuar në BE. Ne e inkurajojmë Serbinë që të dëshmojë rezultate reale dhe të prekshme, posaçërisht në sundimin e ligjit dhe normalizimin e raporteve me Kosovën përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, që përcakton dinamikën e përgjithshme të procesit të negociatave të anëtarësimit”, thuhet në reagimin e Borrellit dhe Varhelyit.

BE-ja ka kërkuar nga Serbia përparim dhe thellim të reformave në gjyqësor, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në fushën e lirisë së mediave si dhe në procedimin para gjykatave vendore të rasteve të krimeve të luftës.

“Ne llogarisim në një angazhim konstruktiv të Serbisë në avancimin e pajtimit dhe fqinjësisë së mirë, si dhe bashkëpunimit rajonal në tërësi”, thuhet në deklaratë.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë dialog për normalizimin e marrëdhënieve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky proces, sipas Kosovës, duhet të përfundojë me një marrëveshje të përqendruar në njohje reciproke.

Poste të ngjashme

Pamje/ Aksident i rëndë në Lupq të Podujevës, ka të lënduar

Vrasja e 10 personave në New York – mësohet motivi tronditës

15/05/2022, 9:14

Dhjetë persona janë vrarë nga të shtëna me armë në shtetin e Nju Jorkut që po hetohet si një krim...

Erdogan kundërshton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Erdogan kundërshton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

13/05/2022, 15:40

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se vendi i tij nuk përkrah anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në...

Vdes sundimtari shumëvjeçar i Emirateve Arabe, miku i madh i Kosovës

Vdes sundimtari shumëvjeçar i Emirateve Arabe, miku i madh i Kosovës

13/05/2022, 12:39

Ka ndërruar jetë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan. Sundimtari shumëvjeçar ndërroi jetë në...

I “shpërfillur” nga ushtria ruse, pse ukrainasit po përdorin ende mitralozin 100 vjeçar

I “shpërfillur” nga ushtria ruse, pse ukrainasit po përdorin ende mitralozin 100 vjeçar

12/05/2022, 14:27

Forcat ukrainase po luftojnë kundër pushtuesve rusë duke përdorur disa lloj mitralozësh që kanë hyrë në shërbim në kohën kur...

Serbia çon avionët luftarakë në afërsi të kufirit me Kosovën

Serbia çon avionët luftarakë në afërsi të kufirit me Kosovën

09/05/2022, 9:27

Bashkë me Rusinë, edhe Serbia do të shënojë 9 majin si Ditë të Fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë...

Lajmi i fundit

LDK-ja thërret seancë të jashtëzakonshme për gjendjen e arsimit në Komunën e Podujevës

LDK-ja thërret seancë të jashtëzakonshme për gjendjen e arsimit në Komunën e Podujevës

16/05/2022, 13:25
Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin “Adem Jashari” dhe atë të Gjilanit

Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin “Adem Jashari” dhe atë të Gjilanit

16/05/2022, 11:25
Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

16/05/2022, 10:34
Hyseni bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe tek heronjët dhe dëshmorët tonë

Hyseni bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe tek heronjët dhe dëshmorët tonë

16/05/2022, 9:16
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info