Avioni ushtarak britanik, që ateroi në Prishtinë javën e kaluar, nuk ka kaluar pa komente të zyrtarëve serbë. Blerim Vela, shef i stafit të Presidentes Vjosa Osmani, u ka kthyer një përgjigje.
Por, zyrtarët serbë pretendojnë se Britania e Madhe i është vënë pas armatosjes së Kosovës.
Vela nga Presidenca ka shpërndarë një deklaratë të ministrit serb, Aleksandër Vulin, e mbi të ka vendosur edhe një mbishkrim.
Sipas Velës, tre bashkëpunëtorët e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq; Ana Bërnabiq, Aleksandër Vulin dhe Nebojsha Stefanoviq “po garojnë se kush do të bëjë deklaratat më idiote, kështu që ata do të vërehen nga Vuciqi dhe do ta sigurojnë një vend në qeverinë e re.