Nga shteti serb është theksuar se kanë një projekt pesëvjeçar që lidhet me pajisjen e armëve ushtarake.
Sipas tyre një pjesë e këtij projekti është përmbushur së fundi me pranimin e sistemit kundërajror FK-3, të prodhuar në Kinë.
Plani tjetër i Serbisë thuhet të jetë pajisja me platforma robotike dhe përdorimit të inteligjencës artificiale, si dhe blerjen e avionëve të rinj për forcat ajrore.
“Plani është përgatitur dhe udhëzimet e para për zbatimin e tij janë shkruar. Kjo do të thotë se shteti ka një pasqyrë të qartë se çfarë do të blejë nga pajisjet ushtarake, armët dhe pajisjet e tjera në vitet e ardhshme.”, deklaroi ndihmësministri i Mbrojtjes, Nenad Miloradoviq.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi, pajisjet e reja luftarake do t’i shërbejnë një qëllimi të përcaktuar qartë, që “Serbia të ruajë primatin e saj në mesin e forcave të armatosura të rajonit në dekadën e ardhshme”.