Një ditë pas formimit të Komisionit Parlamentar të propozuar nga opozita, i cili do të hetonte edhe punësimet në Korporatën Eenergjetike të Kosovës, konkursi i kësaj ndërmarrje përmes së cilit u punësuan dhjetëra përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje, është anuluar.
“Rezultatet e themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar tashmë po vërehen. Vetëm një ditë pas themelimit të komisionit, KEK-u anuloi konkursin përmes së cilit u punësuan shumë militantë të VV-së”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së.
Demokracia.com kishte raportuar për këto punësime, ku personat që u rehatuan nëpër pozita, haptas e kishin shprehur përkrahjen për LVV-në.