Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Agon Maliqi e Albert Krasniqi flasin rreth takimeve të djeshme në Berlin: Gjermania po përfshihet më shumë

Agon Maliqi e Albert Krasniqi flasin rreth takimeve të djeshme në Berlin: Gjermania po përfshihet më shumë

Një përfshirje më e madhe e Gjermanisë dhe e Francës, nga radhët e Bashkimit Evropian, do të mund t’i çonte përpara gjërat në dialogun Kosovë-Serbi, i cili ka mbushur mbi dhjetë vjet.

Të mërkurën e 4 majit, kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës është pjesë e dialogut Kosovë-Serbi dhe se marrëveshja përfundimtare midis dy vendeve do të duhet të përfshijë njohjen e dyanshme.

Qëndrim zyrtar i Serbisë është se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, ndërsa, sipas Kosovës, dialogu nuk ka kuptim nëse nuk përfundon me njohje reciproke.

Procesi i negociatave mes tyre ka nisur qysh në vitin 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Aktualisht, përfaqësues i BE-së është diplomati sllovak, Mirosllav Lajçak.

Albert Krasniqi, nga organizata Demokraci Plus (D+) në Prishtinë, thotë se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë, vetëm me ndërmjetësim të BE-së dhe pa përfshirje më të madhe të Gjermanisë dhe Francës, është e pamundur.

Vetëm këto dy vende, sipas tij, mund t’i shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshjeje që do të përfshinte njohjen.

“… sepse [Gjermania dhe Franca] janë shtetet që mbajnë barrën më të madhe brenda BE-së. Pa to, është vështirë që me disa zyrtarë të shteteve të tjera, si zoti Mirosllav Lajçak, të presim marrëveshje”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Agon Maliqit, analist politik në Prishtinë, deklarata e kancelarit gjerman sinjalizon një përfshirje më të madhe të Gjermanisë në bisedimet Kosovë-Serbi.

Ai thotë se ajo është pozitive dhe se është e fokusuar te kërkesa kryesore e Kosovës, por, shton Maliqi, nuk jep asnjë lloj garancie se procesi po shkon drejt përmbylljes.

“Është herët… Unë besoj se kjo do të matet me vendimet dhe hapat që do t’i marrin palët në takimet e ardhshme në dialog”, shton ai.

Ndonjë takim midis bartësve kryesorë të dialogut, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tash për tash, nuk është i planifikuar.

Dy zyrtarët janë pritur të mërkurën në takime të ndara nga kancelari Scholz.

Kurti ka thënë pas takimit se “njohja reciproke me Serbinë duhet të jetë në qendër dhe jo në fund të procesit” të negociatave.

Vuçiq ka thënë tha se Serbia “do të bëjë të pamundurën për të arritur një zgjidhje kompromisi”, por ka shtuar se dialogu me Kosovën “nuk është i lehtë”.

Dy udhëheqësit kanë pasur të mërkurën një darkë joformale me diplomatin Lajçak në Berlin, por nuk janë deklaruar për rrjedhën e saj.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar dy herë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve – hera e fundit në korrik të vitit të kaluar.

Bllokadën në bisedime besohet se e kanë shkaktuar mospajtimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Dy vendet kanë arritur marrëveshje për themelimin e tij në vitin 2013, por zbatimi i saj në terren ka ngecur.

Kurti thotë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik; Vuçiq këmbëngul në formimin e tij.

Nga Bashkimi Evropian, por edhe nga vendet individuale janë bërë disa herë thirrje për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog.

Gjermania dhe Franca, prej vitesh, kanë qenë veçanërisht të përfshira në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Në vitin 2019, nën organizimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe të kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel, është mbajtur Samiti i Berlinit, i cili ka pasur për qëllim t’i japë shtysë procesit të pajtimit në Ballkan.

Megjithatë, midis Kosovës dhe Serbisë nuk ka pasur ndonjë përparim, përveç zotimeve për një angazhim konstruktiv në procesin e dialogut.

Në qershor të vitit të kaluar, Macron ka pritur në një takim në Paris, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë të cilit ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen “si evropianë” në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje.

Macron ka thënë atëbotë se të dyja vendet duhet të gjejnë një kompromis dhe se “ky është interesi i Kosovës”.

Thirrjet për kompromis mes palëve janë shtuar edhe më qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në muajin shkurt.

Kancelari gjerman, Scholz, ka thënë të mërkurën se është e rëndësishme që, në kohën kur Rusia po bën luftë në Ukrainë, Prishtina dhe Beogradi të punojnë që t’i zgjidhin mospajtimet.

Në fund të prillit, ndihmësja e sekretares amerikane të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, ka thënë se normalizimi është rruga për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë për destabilizimin e Ballkanit dhe se “status quo-ja”, jo vetëm që e pengon të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë, por është edhe përfitim për Kremlinin.

Poste të ngjashme

Sipas statistikave, vajzat shqiptare me diplomë po përballen me vështirësi për të gjetur punë

Sipas statistikave, vajzat shqiptare me diplomë po përballen me vështirësi për të gjetur punë

26/05/2022, 16:11

Papunësia tek të rinjtë në Shqipëri vijon të jetë problem. Vetëm mes moshës 15 deri në 29 vjeç rreth 70...

Komuna e Podujevës dhe “Qatar Charity” me marrëveshje bashkëpunimi për ndarjen e granteve

Komuna e Podujevës dhe “Qatar Charity” me marrëveshje bashkëpunimi për ndarjen e granteve

26/05/2022, 15:54

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi me drejtorin ekzekutiv të organizatës “Qatar Charity” z. Esam Dabab nënshkruan memorandum bashkëpunimi...

Kryeprokurorja e Ukrainës: Putin është një “peshk” i madh për drejtësinë ndërkombëtare

Kryeprokurorja e Ukrainës: Putin është një “peshk” i madh për drejtësinë ndërkombëtare

26/05/2022, 15:50

Kryeprokurorja e Ukrainës deklaroi se po heton pothuajse 14.000 raste të krimeve të dyshuara të luftës nga forcat ruse. Duke...

“Jam plotësisht fajtor..”, deklarohen dy të akuzuarit për krime lufte në Ukrainë

“Jam plotësisht fajtor..”, deklarohen dy të akuzuarit për krime lufte në Ukrainë

26/05/2022, 15:44

Gjyqi i dytë për krime lufte në Ukrainë ka shpallur fajtorë dy ushtarët rus Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov me...

Inflacioni godet rëndë ekonominë ruse, Putini i rrit pensionet dhe pagën minimale

Inflacioni godet rëndë ekonominë ruse, Putini i rrit pensionet dhe pagën minimale

26/05/2022, 15:38

Por me komentet e tij, duke se Putin injoron faktin se inflacioni në ekonomitë perëndimore është pjesërisht pasojë direkte e...

Lajmi i fundit

Sipas statistikave, vajzat shqiptare me diplomë po përballen me vështirësi për të gjetur punë

Sipas statistikave, vajzat shqiptare me diplomë po përballen me vështirësi për të gjetur punë

26/05/2022, 16:11
Komuna e Podujevës dhe “Qatar Charity” me marrëveshje bashkëpunimi për ndarjen e granteve

Komuna e Podujevës dhe “Qatar Charity” me marrëveshje bashkëpunimi për ndarjen e granteve

26/05/2022, 15:54
Kryeprokurorja e Ukrainës: Putin është një “peshk” i madh për drejtësinë ndërkombëtare

Kryeprokurorja e Ukrainës: Putin është një “peshk” i madh për drejtësinë ndërkombëtare

26/05/2022, 15:50
“Jam plotësisht fajtor..”, deklarohen dy të akuzuarit për krime lufte në Ukrainë

“Jam plotësisht fajtor..”, deklarohen dy të akuzuarit për krime lufte në Ukrainë

26/05/2022, 15:44
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info