Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

AAK e bindur se pozita dhe opozita do të mbështesin tërheqjen e kursimeve nga Trusti

AAK e bindur se pozita dhe opozita do të mbështesin tërheqjen e kursimeve nga Trusti

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri është shprehur i bindur që tërheqja e një përqindjeje të caktuar nga Trusti do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Në një konferencë për media, deputeti Tahiri theksoi se po e presin datën 21 prill, ditë kjo kur Qeveria e Kosovës duhet t’i jep një përgjigje Kuvendit të Kosovës lidhur me tërheqjen e kursimeve pensionale.

“Kam pasur një diskutim dje me disa deputetë, edhe me deputetin Haxhiu. Ne duhet të presim datën 21 prill kur Qeveria duhet të jep një përgjigje me këtë temë. Jemi të bindur se janë pjekur kushtet për tërheqjen e fondeve të Trustit. Mendojmë se jemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe sjellja e zakonshme e Qeverisë është gabim. Kështu që ne e mbështesim dhe jam i bindur se do të kalojë në seancë për shkak se deputetët edhe të pozitës dhe të opozitës do ta votojnë… Ne do të bisedojmë edhe me shumicën. Do të dakordohemi si opozitë që të jemi të gjithë dhe njëkohësisht do të bisedojmë me të gjitha grupet parlamentare që të kalojë. Tërheqja e Trustit duhet të ndodhë dhe në Kuvend jam i bindur që do të kalojë”, tha ai.

Pas përfundimit të diskutimit në tryezën me temën “Sigurimet shëndetësore dhe skemat sociale në Kosovë”, të organizuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së, deputeti nga AAK-ja Shemsedin Dreshaj ka kërkuar nga Qeveria që ta sjellë në Kuvend Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore.

“Ligji (projektligji me ndryshime) i sigurimeve shëndetësore duhet të nisë menjëherë të sillet në Kuvend për miratim. Sigurimet shoqërore janë pjesë e agjendës sonë, por janë pjesë komplementare e Ligjit për sigurime shëndetësore. Pakoja bazike e shërbimeve shëndetësore e cila është iniciuar që nga viti 2001 në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ende nuk është përmbyllur, duhet urgjentisht që të përmbyllet për arsye që kostoja buxhetore e Ligjit për sigurime shëndetësore të jetë adekuate”, theksoi ai.

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

20/05/2022, 16:45

Kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin gjeneral për Kosovë të organizatës CARITAS, Gerhard Schaumberger, për...

Rrahmani: “Une tri pika ujë ja qita ai ishte i nxeht dhe unë e flladita”

Rrahmani: “Une tri pika ujë ja qita ai ishte i nxeht dhe unë e flladita”

20/05/2022, 13:39

Pas veprimit që pati ndaj drejtorit të drejtorisë së arsimit në Podujevë Avni Fetahu, Ekrem Rrahmani ka mbajtur një fjalim...

Labinot Tahiri thot se 6 persona  janë lajmruar për t’ja dhuruar veshkën Arlindit nga Podujeva (Foto)

Labinot Tahiri thot se 6 persona janë lajmruar për t’ja dhuruar veshkën Arlindit nga Podujeva (Foto)

20/05/2022, 12:47

Sot, 6 persona më janë lajmruar për t'ja dhuruar veshkën Arlindit nga Podujeva, dhe njeri nga dhuruesit është nga Gjermania,...

Komuna e Podujevës mban mbledhje komemorative në nderim të Sabit Zejnullahut

Të premtën mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Podujevës

19/05/2022, 14:20

Komuna e Podujeves ka bere te ditur   se më 20.05.2022 (e premte), në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve të...

Drejtoria e Arsimit në Podujevë nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Olimpiadën Speciale të Kosovës

Drejtoria e Arsimit në Podujevë nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Olimpiadën Speciale të Kosovës

18/05/2022, 18:58

Drejtori i Drejtorisë se Arsimit, Avni Fetahu, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Olimpiadën Speciale të Kosovës për realizimin e aktiviteteve...

Lajmi i fundit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

20/05/2022, 16:45
Pasojat e luftës, rusët dhe polakët anulojnë blerjet e banesave në jug të Shqipërisë

Rreth 600 punëtorë të QKUK-së shkojnë në ekskursion në Shqipëri

20/05/2022, 15:45
“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

20/05/2022, 14:02
Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

20/05/2022, 13:58
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info